19 të vdekur dhe mbi 20 të lënduar në një burg të Meksikës
Gjatë përleshjeve mes grupeve kundërshtare në një burg të Meksikës, gjetën vdekjen të paktën 19 vetë dhe u lënduan rreth 20. Në përleshje kanë marrë pjesë grupe të krimit të organizuar. Një zëdhënës e quajti këtë burg si bombë të kurdisur.