19 të vrarë gjatë luftimeve në Turqi

Luftimet në mes të ushtarëve turq dhe kryengritësve kurdë kanë lënë 19 njerëz të vrarë në juglindje të Turqisë.
Agjencia Anatolia bën të ditur se të vrarët përfshijnë 6 ushtarë, 2 roje fshati dhe 11 kryengritës, ndërsa ngjarja, sipas saj, ka ndodhur në provincën Hakari, në kufi me Irakun.
Në luftimet e njëjta mësohet të jenë plagosur edhe 15 ushtarë të tjerë.
Kryengritësit janë pjesëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, organizatë kjo e cila nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara cilësohet si terroriste.
Konflikti i saj me qeverinë turke ka nisur në vitin 1984 dhe që nga atëherë thuhet se kanë vdekur rreth 45 mijë njerëz.