E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simon Peres viziton Greqinë

Një vizitë treditore në Greqi kryen prej mëngjesit të së hënës presidenti izraelit, Simon Peres.

Qëllimi i vizitës së tij është vazhdimësia, përmirësimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe në politikë, sektorin ushtarak, energjetik, atë të tregtisë dhe turizmit.

89 vjeçari, që ka qenë kryeministër i Izraelit, ministër i Jashtëm, i Mbrojtjes dhe i Financave, si dhe themelues i programeve të armatosjes së ushtrisë izraelite të sapo formuar në fillim të karrierës së tij, viziton Greqinë për herë të parë në cilësinë e kreut të shtetit, ndërsa do t’i jepet edhe Medalja e Artë e Parlamentit grek.

Në krye të listës së takimeve është ai me homologun grek Karolos Papulias, i cili do të shtroi edhe një darkë për nder të tij. Më pas janë përcaktuar edhe takimet me kryeministrin Antonis Samaras, liderin e opozitës Aleksis Tsipras dhe krye-socialistin Evangjelos Venizellos.

Disa ditë më parë, Simon Peres ka deklaruar në një kanal televiziv grek se Greqia cilësohet nga Izraeli si një vend mik, ndaj kërkohet edhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›