Maqedoni, reagime për publikimin e dosjeve

Mahi Nesimi, gazetari i njohur nga Tetova përmes një reagimi me shkrim ka reaguar ndaj publikimit të dosjes së tij dhe shpalljes si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën. Nesimi në letrën drejtuar medieve ka thënë se kohë më parë ai ka fituar procesin gjyqësor kundër Komisionit në Gjykatën Administrative, pasi ai kishte marrë vendimin e Komisionit se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.
"Ky vendim i shpalljes është i pavlefshëm dhe tendencioz, sepse unë kam fituar kundër këtij ligji dhe bëhet fjalë për akuzë dhe dokumente nga ky komision që janë tendencioze dhe të pavërteta. Por, regjimi aktual do që me do kusht të orkestron gjithë procesin me qëllim që të mbrojë bashkëpunëtorët nga radhët e veta. Megjithatë do të vijë koha kur e vërteta për të gjithë këtë që ndodhë tani do të dal në sheh", ka theksuar për INA, gazetari Mahi Nesimi, i njohur me postet udhëheqëse në Radio Shkupi në gjuhën shqipe dhe ish-gazetën "Flaka e Vëllazërimit".