E Diel, 1 Nëntor 2026

19-vjeçari me leucemi, familja: Na ndihmoni për transplantin (VIDEO)

erblniSelanik- Familjarët e 19-vjeçarit të prekur nga leucemia dhe që rrezikon të humbë jetën nëse nuk kryen transplanto të palcës kurrizore dhe transplanto total të gjakut, bëjnë apel për ndihmë.

Erblin Micaj, ndodhet në Selanik të Greqisë ku po pret të kryej ndërhyrjet kirurgjikale që do ti shpëtonin jetën. Por për këto ndërhyje nevojitet një shumë prej 500 mijë eurosh.

Ai nuk e di ende se është prekur nga leucemia akute ndërsa familjarët dhe miqtë po bëjnë çdo gjë për të siguruar shumën e nevojshme të parave.

Do u jem mirënjohës gjithë jetën, thotë babai i 19-vjeçarit i intervistuar nga emisioni Urbanika në A1 Report.

Një 19-vjeçar nga Vlora rrezikon jetën për shkak se është prekur nga leucemia. Erblin Micaj është diagnostifikuar me leucemi akute dhe e vetmja mundësi që të jetojë është ndërhyrja për të kryer transplant të palcës kurrizore dhe transplant total të gjakut.

Doktorët në Shqipëri nuk mund të bënin asgjë për të, por prej disa ditësh ka mbërritur në Greqi, ku ka shansin të marrë kimioterapi.

Familja dhe miqtë e tij, po mbledhin para për të mbuluar shpenzimet. Ka ende një javë kohë për të mbledhur shumën prej 500 mijë euro. Nëse mendoni se nuk keni mjaftueshëm për të dhuruar, mos harroni se mjafton një 1 euro nga secili prej nesh që 19-vjeçari të mbijetojë. .

Llogaria në bankë për t’i ardhur në ndihmë Erblinit

IBAN AL 37 2062 6022 0000 7104 6606 6001(SWIFT code:TIRBALTR ).

Marrë nga: ‘ Shekulli’

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›