Muxhahedinët në Tiranë si binden e nuk kontrollohen më nga lideri i tyre
Tiranë- Kanë vetëm disa muaj që janë sistemuar në Shqipëri 71 muxhahedinët, anëtarë të Organizatës muxhahedine (MKO), që cilët janë dërguar nga Iraku në Shqipëri dhe nuk po u binden urdhrave të udhëheqësit të tyre.
Në një raport të sotëm, ‘Didehban Center’ ka theksuar se shumica e muxhahedinëve që janë transferuar në Shqipëri nga kampi ku ndodheshin në Irak, nuk u binden dhe nuk kontrollohen më nga liderët e tyre.
‘Didehban Center’, i referohet një ceremonie disa kohë më parë në Francë për festimin e përvjetorit të sulmit të armatosur në Iran në vitin 1981 nga grupi MKO. Ceremoni e cila u transmetua edhe në Shqipëri, përmes një videokonference në një hotel luksoz në Tiranë, ku morën pjesë 10 persona nga 71 muxhahedinë që gjenden gjithsej në Shqipëri.
Pjesa tjetër nuk ishte për të treguar opozicion ndaj grupit të drejtuar nga Massoud Rajavi. Shumë anëtarë të MKO-së kanë braktisur organizatën, ndërsa kjo pritet të bëhet edhe nga ata që kanë mbetur, por janë nën presion dhe torturë për të mos e bërë një gjë të tillë.
Sipas raportit më të fundit të Human Rights Watch, në kampin ku mbahen muxhahedinët në Irak, ka shkelje të të drejtave të njeriut. Raporti thekson se brenda kampit ka burg të paligjshëm.
Grupi i muxhahedinëve u themelua në vitet 1960 dhe kishte përzierje të elementëve të islamizmit dhe stalinizmit. Ata morën pjesë në përpjekjet e mbështetura nga SHBA për përmbysjen e regjimit të Iranit në vitin 1979.
MKO ndërmorën sulme vdekjeprurëse ndaj drejtuesve iranianë dhe përfaqësuesve perëndimore në vend. Grupi u përpoq të merrte kontrollin e Republikës Islamiste duke vrarë liderët e rinj në vitet e para pas revolucionit. Ata vranë Presidentin Mohammad Ali Rajayee, Kryeministrin, Mohammad Javad Bahonar dhe zyrtarët të tjerë në një sulm me bombë në vitin 1981.
Grupi u largua drejt Irakut në vitin 1986, ku u mbrojtën nga Sadam Huseni dhe u përdorën nga diktatori për të shtypur trazirat e organizuara nga Shiitët dhe Kurtët. Ata iu bashkuan ushtrisë së Sadamit gjatë luftës Irak-Iran në vitet 1980-88. Pas ndërhyrjes së SHBA-ve në Irak, grupi MKO u hoq nga lista e organizatave terroriste në vitin 2012.
Burimi: Fars Neës Agency