196 km/h ne autostrade, Hamilton humbet patenten
Telashe per Ljuis Hamilton. Policia franceze i ka pezulluar per nje muaj patenten pilotit anglo-karaibik te McLaren, pasi e ka zene duke e ngare Mercedesin e tij me 196 km/h ne autostrade prane Laonit, qyteze ne veri te Frances. Policia i ka sekuestruar makinen dhe i ka vene nje gjobe prej 600 eurosh. Gjithcka ka ndodhur te dielen. Sipas asaj qe ka treguar nje polic, Halimton ka pranuar gjithcka dhe ka vendosur te bashkepunoje maksimalisht me forcat e rendit.