Fushaj: Merrni 6 pike, ndryshe 50% te pages gjobe
Situata ne kampin shkodran pas humbjes se turpshme ne Peqin ndaj Shkumbinit, 4-0, ka precipituar sot pas deklarates se njeshit te skuadres kuqeblu, Valter Fushaj. Presidenti i Vllaznise u ka kerkuar lojtareve te tij qe ne dy ndeshjet e radhes ndaj Beselidhjes dhe Tiranes te marrinin maksimumin e pikeve, ndryshe do te gjobiten me 50% te pagaes qe kane ne kontrate. “Eshte e tepert te shpjegoj kete vendim – ka deklaruar Fushaj -. Lojtaret ose do te fitojne dy takimet e radhes, ose do te gjobiten me 50% te pages qe marrin. Tani e kane vete ne dore se cfare te bejne”.