Çelsi nuk di të ndalet, fiton përsëri
Skuadra e Karlo Ançelotit fitoi edhe në javën e katërt të kampionatit anglez ndaj Bërnlit 3-0, duke udhëhequr me pikë të plota. Goli i Anelka në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë dhe dy gola nga Mikael Balak dhe Eshli Kol në fillim të të dytës, u dhanë bluve fitoren e katërt në po kaq javë të Premier Ligës.
Fiton edhe Liverpuli. Edhe pse me shumë vështirësi, të kuqtë e Rafa Benitez u rikthyen tek fitorja, pasi mundën 3-2 në transfertë Bolton. Kapiteni Stiven Xherrard shënoi golin e fitores për ekipin e tij në minutën e 83-të.
Nuk ndalet as Totenhemi, që së bashku me Çelsin udhëheq kampionatin me pikë të plota. Skuadra e drejtuar nga trajneri Heri Redknap fitoi dje ndaj Birmingamit 2-1, me gola të Piter Krauç në minutën e 72-të dhe Aron Lenon në ekstremin e ndeshjes, pasi më parë Boujer kishte barazuar rezultatin.
Humbet Sandërlendi i Lorik Canës 1-0 në fushën e Stoke Sitit. Goli i fitores për vendasit u shënua nga Kitson në minutën e 43-të.
Për tabelën e plotë të ndeshjeve dhe renditjen e përgjithshme, klikoni tek logoja e Premier Ligës në faqen e parë.