E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtet higjieno-sanitare, mbyllen 25 fast foode

Sipas specialistëve të kontrollit ushqimor të kryeqytetit, nga kontrollet e ushtruara ata kanë konstatuar probleme me ujin e pijshëm si dhe nivel të ulët të higjienës së punonjësve dhe të ambientit. Nga kontrollet e ushtruara, këto fast foode i kryejnë punët me ujë depozite, i cili ka rezultuar i ndotur përtej normave të lejuara.

Gjithashtu, specialistët kanë vënë re se probleme kishte edhe me higjienën e punonjësve të këtyre fast food-eve, të cilët në të shumtën e rasteve nuk lanin duart. Në kushte jo të mira ka rezultuar edhe ambienti në të cilin ata ushtronin aktivitetin. Vendimi për mbylljen do të jetë provizor, pasi subjekteve do t'u lihet një afat kohor për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›