E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në Fier dhe Shkodër, 3 të vdekur

Ngjarja ndodhi në kthesën e Libofshës, rreth orës 20:00, kur automjeti tip “benz”, me targa TR 6893 N, i drejtuar nga viktima Bujar Rizvani, 44 vjeç, u përplas me një kamion me targa FR 9861 A.

Përplasja ka rezultoi fatale për 44 vjeçarin Rizvani që drejtonte autoveturën. Policia në vendngjarje konstatoi se shkak për aksidentin ka qenë skopimi i gomës së benzit. Aksidenti në Libofshë pasoi një tjetër aksident të rëndë të ndodhur brenda pak orësh në Shkodër. Dje pasdite në Shkodër dy të rinj që udhëtonin me një motoçiklete u përplasën me një automjet, duke gjetur vdekjen nga plagët e mëdha.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›