E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik në vend, masa për qetësinë akustike

Kjo nismë vjen nga ankesat e shumta të qytetarëve dhe shqetësimet e vazhdueshme të turistëve vendas dhe të huaj, që pushojnë në plazhet e Shqipërisë, për ndotjen akustike (zhurma e diskove) tej normave të lejuara dhe jashtë orareve të përcaktuara

Kështu, të gjitha drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë, që në territoret që mbulojnë ka zona turistike, do të marrin masa që nga dita e Hënë deri ditën e Enjte pas orës 24.00, dhe për ditët e Premte dhe e Shtunë pas orës 02.00, të ndërpresin aktivitetet që krijojnë ndotje akustike në zonat turistike.

Për rastet e prishjes së qetësisë publike, të parashikuara nga neni 274 i Kodit Penal, do të kryhen veprimet proceduriale dhe materialet ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›