E Diel, 1 Nëntor 2026

1Maji, Evropa, Azia dhe SHBA në protesta

Qindra mijëra njerëz në mbarë botën po tubojnë në demonstrata me rastin e Ditës së Punës, për të kërkuar kushte më të mira të punës dhe po protestojnë kundër shkurtimeve qeveritare.

Në Azi, punëtorët në Indonezi, Malajzi, Tajvan dhe Filipine, kanë kërkuar rritjen e rrogave dhe mbrojtje në punë, për të ndihmuar në përballimin e rritjeve të mëdha të çmimeve.

Sindikatat në Greqi, Spanjë dhe Portugali presin pjesëmarrje masive në marshimet tradicionale të 1 Majit, për të protestuar kundër masave qeveritare të kursimit, përfshirë uljen e rrogave në sektorin publik.

Në Shtetet e Bashkuara, ku nuk ka pushim për 1 Maj, gjithashtu kanë paralajmëruar protesta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›