Azerbajxhani kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Duke filluar nga dita e sotme Azerbajxhani është kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ky vend u bë anëtar i Këshillit të Sigurimit tetorin e kaluar, pasi fitoi në mesin e vendeve të Evropës Lindore, meqë Sllovenia ishte tërhequr nga gara.
Azerbajxhani ishte zgjedhur anëtar me mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pas 17 raundeve të votimit. Azerbajxhani për të parën herë është anëtar i Këshillit të Sigurimit.