E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vritet një lider dhe 25 militantë talibanë

Shefi i Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë në Afganistan, Rahmatullah Nabil, deklaroi se një lider taliban afgan është zënë dhe vrarë, së bashku me 25 militantë të tjerë.

Gjatë fjalimit të tij, sot në Senatin e Afganistanit, ai tha se Mullah Ismaili, zëvendëshef i një këshilli ushtarak taliban në Afganistan, është vrarë pasi ishte i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet paqësore me negociatorët nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq Nabil nuk ka bërë të ditur se ku ndodhur incidenti, por ai ka sugjeruar se pjesëtarët talibanë kishin dorë në vrasje.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, ka hedhur poshtë raportet se “Ismaili dhe 25 pjesëtarë të tjerë talibanë janë vrarë në njërin nga vendet fqinje”, duke thënë se Ismaili ishte gjallë.

Në muajin mars, talibanët e Afganistanit ndërprenë bisedimet paqësore me Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›