Francë, Marine Le Pen fletën bardh, nuk ofron mbështetje
Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marinë Lë Pen nuk do të mbështesë asnjë kandidat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Gjatë fjalimit të sotëm në një tubim në Paris, Lë Pen, e cila në raundin e parë u radhit e treta, tha për mbështetësit e saj se nuk do të mbështesë as presidentin aktual Nicolas Sarkozy , e as kandidatin socialist, Fransua Hollande.
Ajo kërkoi nga pjesëmarrësit që “të votojnë sipas bindjes së tyre”, duke shtuar se ajo planifikon, që në raundin e dytë të zgjedhjeve, ta dorëzojë bardh fletën e votimit.