2 Prilli,kryeministri përkujton vrasjen e katër shkodranëve
TIRANE- Sot, ashtu si në çdo vit, krerët e lartë të së djathtës, që aktualisht janë në pushtet do të përkujtojnë 20-vjetorin e ngjarjes së 2 prillit 1991, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën rreth 30 të tjerë. Të vrarët në këtë ngjarje ishin Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu, që pas ardhjes së PD-së në pushtet, morën titullin "Dëshmorët e Demokracisë".
Kryeministri Berisha, do të jetë sot në Shkodër, në orën 10:30 në ceremoninë përkujtimore, ku pritet të mbajë dhe një fjalim me këtë rast. Forumi Rinori i PD-së ka organizuar me këtë rast festime treditore për këtë rast, duke shënuar kështu 20-vjetorin e ngjarjes, por ashtu siç konstaton edhe ky forum, ende nuk ka një "zbardhje të plotë të ngjarjes së 2 Prillit të vitit 1991".
Kjo ngjarje ndodh dy ditë pas mbylljes së kutive të votimit, në zgjedhjet e para pluraliste, ku PD-ja humbet përballë Partisë së Punës. Në sheshin para ish-komitetit të partisë në Shkodër, aktualisht sheshi "2 prilli", u mblodhën atë të martë nxënësit e dy shkollave të mesme "Jordan Misja" dhe "29 nëntori", (sot nëntori"). Ata i rikthehen këtij sheshi, pasi kanë qëndruar së bashku me qytetarët e Shkodrës, edhe me datën 1 prill në darkë, të gjithë të ulur në shesh, por pa asnjë incident. Të martën në mëngjes, situata është krejt ndryshe, nxënësit paralajmërohen vetëm njëherë nga policia, më pas është kjo e fundit, që lëshohet mbi vajzat dhe djemtë e dy shkollave të mesme me shkopa gome, duke lënduar deri në gjendje të rëndë tre vajza. Mësuesit e këtyre dy shkollave pas sulmit të parë të policisë, mbledhin nëpër shesh dhe nëpër lulishte, këpucët dhe gjërat e mbetura nga një vrapim i dëshpëruar që bëjnë nxënësit për t'iu larguar dhunës. Ky ishte fillimi, për të përfunduar në orët e vona të pasdites në një Shkodër të djegur, ku ata që e urrenin pushtetin, duke mos pasur se çfarë t'i bëjnë më atij pushteti, dogjën librat e Enver Hoxhës, por bashkë me to edhe librat antiquare të Bibliotekës së Shkodrës, të librarive. Nëse me ardhjen e regjimit komunist u ligjërua korrupsioni, burokracia, krimi, pas 2 prillit, secili kishte të drejtë të bëhej pronar të asaj që nuk ishte, secili kishte të drejtë të digjte pronën e përbashkët, e cila nuk mund të rikthehet. Shkodrës i mungojnë shumë gjëra që atëherë, duke filluar nga viktimat, e deri te reliket për të cilat dikur krenohej.
(s.g/GSH/BalkanWeb)