E Diel, 1 Nëntor 2026

2 aksidente në Lezhë vdes një 35 vjecar rëndë një fëmijë

LEZHE-Në orët e vona të pasdites së të enjtes, në rrethin e Lezhës janë shënuar 2 aksidente të rënda automobilistike.
Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën dytësore Blinisht-Fishtë, ku një 35 vjecar ka gjetur vdekjen e mënjehershme në vend. Sipas burimeve të policisë viktima Gjon Mëhilli nga fshati Fishtë i Lezhës, po lëvizte me ciklomotor në drejtimin të superstrades Lezhë-Shkodër, por si si rezultat i lëvizjes me shpejtësi dhe inerteve në rrugë, Mehilli ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar duke gjetur vdekjen në vend.

Vetëm 30 minuta pas ketij aksidenti, një fëmijë 6 vjecar është plagosur rëndë në lagjen Gurra në qytetin e Lezhës. Burime në vendngjarje kanë bërë të ditur se fëmija po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetren, kur është përplasur nga një automjet tip Renault me targa të huaja. 6 vjecari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›