Azizi vjen në Tiranë me roman të ri
Idlir Azizi kthehet në Tiranë për të promovuar romanin më të ri, “Terxhuman”. Me këtë rast, shtëpia botuese “Zenit” organizon sot, ora 19:00, një takim me shkrimtarin në galerinë “Zenit”. Ky roman është i katërti i një serie romanesh në të cilat autori e ka marrë nxitjen nga realiteti shqiptar në tranzicion. Azizi, i lindur në Vlorë në vitin 1970, ka bërë të flasë shqip “Uliksi” i Joycet, ndërkohë që vitet e fundit i është përkushtuar prozës në mënyrë aktive. “Zenit” ka botuar edhe romanet e tij të mëparshme “Ti doje të shkruaje një Fugë”, “Katër, ose një film i fundit mbi komunizmin tonë” si dhe “Mandakall, ose një vrimë që mbyllet në realitet zor se mbyllet”. Me praninë e shkrimtarit në Tiranë, ky aktivitet nuk është menduar thjesht si promovues, por do të mbahet edhe një takim i titulluar “Shqipëri dhe Shqipërim” ku do të flitet për katër veprat e Azizit botuar në “Zenit” gjatë periudhës 2008-2010.
#