Rama kerkon denimin e autorit te krimit
I menjehershem ka qene edhe reagimi i kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Rama e ka denuar kete akt, duke kerkuar denimin maksimal te autorit te ketij krimi. Rama, duke i shprehur ngushellimet familjes se viktimes, ka deklaruar se politika duhet te jete nje hapesire, ku ballafaqimi zhvillohet ne menyre qytetare dhe ku per shkak te ideve te ndryshme, nuk ka absolutisht asnje arsye per te cenuar dinjitetin e njeri tjetrit, e jo me integritetin fizik te personit.