Afganistan, plot 41 kandidatë për postin e presidentit
Kabul - Plot 41 kandidatë do të konkurrojnë në zgjedhjet e muajit gusht për të marrë postin e Presidentit në Afganistan. Komisioni elektoral publikoi sot listën me emrat e kandidatëve për presidentë, mes të cilëve figuron edhe ai aktual, Hamid Karzai.
Karzai qëndron në krye të shtetit afgan që prej datës 7 dhjetor 2004, por në këto zgjedhje ai do ta ketë të vështirë të fitojë përballë 40 rivalëve. Lista fillestare e kandidatëve përmbante 44 emra, por 2 prej tyre u përjashtuan dhe një tjetër u tërhoq vetë nga gara.