E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 mijë euro për një pasaportë biometrike false, 4 në pranga

 Falsifikonin pasaportat biometrike, vihen në pranga. Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar Aplikantja ka bërë të mundur arrestimin e katër personave, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, Luan Tetaj, 40 vjeç; Qëndrim Beqaj, 22 vjeç; Fatlinda Tetaj, 18 vjeç; dhe Pranvera Lika ,62 vjeç, si dhe dy të shpallurit në kërkim (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) kishin prodhuar pasaportën biometrike të Fatlinda Tetës, duke përdorur identitetin e shtetases Tatjana Matraku, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, ata po përgatisnin prodhimin e një pasaporte biometrike me gjeneralitetet e një banoreje të Tiranës, të cilën do t`ia shisnin një shtetasi kosovar kundrejt vlerës prej 2 mijë eurosh. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›