E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kush thyen rregullat në PS, të shkojë të takojë Kastriotin

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, ndërsa ka shpërndarë 400 tesera të kësaj partie për të rinjtë, ka gjetur vend që tu kujtojë atyre se në PS ka rregulla. Dhe, këta ua ka thënë me humor, duke u kujtuar Kastriot Islamin, që u përjashtua nga PS pikërisht për shkeljen e rregullave të PS-së.

Në PS ka rregulla dhe kush thyen këto rregulla të takojë Erjon Braçen dhe ti kërkojë adresën e Kastriot Islamit, dhe më pas të shkojë në Tiranë e të takojë Kastriotin për të mësuar se çfarë ndodh kur dikush thyen normat dhe rregullat e PS, i ka thënë Rama një të riu të sapo anëtarësuar në PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›