E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: Ligësia e politikanëve e ka lënë prapa Shqipërinë

Share

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë konventës së gruas për këtë parti, ka thënë se ligësia e politikanëve e ka lënë prapa Shqipërinë.

Shqipëria ka nevojë për dashurinë tuaj, nënave, grave dhe nuk ka nevojë për ligësinë e atyre politikanëve që për ligësinë personale në vend që të ndihmojnë vendin të ecë përpara, shtojnë pengesat dhe vështirësitë për për ecjen përpara të vendit, ka thënë Meta.

Ky i fundit nuk ka lënë pa sulmuar opozitën, duke thënë se donte të ndëshkonte shqiptarët.

Duke nxitur imazhin më të zi për vendin, donin të ndëshkonin shqiptarët në mënyrë të padrejtë. Qoftë dhe në emër të parimeve europiane. Por, pavarësisht kësaj, pas më shumë se një viti gjithë qytetarët e Shqipërisë fituan të drejtë të udhëtonin në hapësira Shengen, shqiptarët dhe shqiptaret treguan se janë qytetarë të denjë europianë.

Shqipëria duhet ta kishte marrë statusin e vendit kandidat. Pengesë ka qenë politika, jo qytetet e tjera europiane, as ekonomia, as legjislaconi, Shqipëria ka punuar dhe në legjislacion, por ka qenë politika e papërgjegjshme e cila në vend që të japë kontributin pozitiv, por përpiqet të gjejë pretekste për të ndalur integrimin, ka thënë Meta gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›