2 mld leke per ish-te perndjekurit qeveria kalon fondin

2 miliard lekë do të shkojnë këtë vit për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Kabineti qeveritar ka miratuar fondin i cili do t’i shpërndahet kësaj kategorie në pjesën e mbetur të 2011-s.
"Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë në përputhje me ligjin, një numër i konsiderueshëm"-tha Berisha.
Qeveria miratoi dhe fondin e ekselencës, duke garantuar studentët që studiojnë jashtë se në kthim do ta gjejnë punën e sigurtë. Madje për këtë kryeministri nënvizoi se do të ndryshohet kuadri ligjor për të detyruar sektorin publik të punësojë të arsimuarit jashtë.
"Programi i ekselencave dhe fondi të cilin ne e kemi dhe do ta kemi pa kufizime. Ftojmë të rinjtë të jenë sa më ambiciozë, në kuptimin pozitiv, të aplikojnë në këto universitete dhe i garantoj se, sikundër deri më sot, secili prej tyre që ka fituar është mbështetur dhe do të mbështetet. Duhet të plotësohet me të gjithë kuadrin ligjor. Të mos konceptohet thjesht si një bursë, mbështetje financiare"-theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë njoftoi dhe kthimin e cirkut në një institucion kombëtar.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 22 qershor 2011 )