E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN i kerkon Shqiperise te ule borxhin publik si perparesi e ngutshme

FMN i kerkoi Shqiperise qe te ule borxhin publik dhe ta shohe kete ceshtje si nje perparesi te ngutshme. Shefi i misionit te FMN Gervin Bell deklaroi ne Tirane ne mbyllje te vizites dyjavore se edhe tani financat shqiptare jane perseri ne nje situate te ngjashme me ate te vitit te kaluar ku buxheti ndodhet nen presion. Ne nje konference te perbashket me ministrin e financave Ridvan Bode dhe me guvernatorin e Bankes Qendrore Ardian Fullani perfaqesuesi i FMN tha se rekomandimi kryesor

per kete vit ne vazhdim eshte shkurtimi i buxhetit me 20 milione dollare dhe kjo eshte nje perparesi e ngutshme.

Rekomandimi yne i pare  - tha zoti Bell - eshte qe ketej e tutje hartimi i buxhetit te vendoset ne parametra realiste. Vitet e fundit buxheti eshte bazuar ne parashikime optimiste dhe do te ishte mire qe ai te behet me me shume realizem qe ne fillim ne menyre qe te mos behen shkurtime ne mes te vitit. Sipas tij nje buxhet realist mund te hartohet ose duke ia lene ne dore nje instituti te pavarur dhe jopolitik ose buxheti te behet ne perputhje me parashikimet qe bejne institucionet e pavarura nderkombetare.

Nese dalin para shtese ato duhen perdorur per reduktimin e borxhit - tha zoti Bell. - Nese ka te dhena negative atehere duhen bere shkurtime. E rendesishme eshte qe procesi i buxhetimit te vendoset mbi nje rregull te sakte dhe nje nga rregullat do te ishte objektivi per uljen e borxhit. Sipas tij Shqiperia i ka mundesite qe te ule borxhin publik nga afro 60 per qind sa eshte sot ne 50 per qind per nje afat 5 vjet. Per kete duhen ulur shpenzimet dhe pagat te mbahen konstante ne terma reale. Mbledhja me e mire e sigurimeve shoqerore do te ule deficitin e skemes se pensioneve.

Niveli 60 per qind i borxhit ne raport me GDP - tha zoti Bell - eshte nje maksimum per vendet e zhvilluara me pjesemarrje te gjere ne tregjet nderkombetare por per vende ne zhvillim e siper si Shqiperia ky eshte nje nivel shume i larte dhe duhet te nise qe te ulet. Nuk ka rendesi nese do te zbrese ne 52 apo ne 48 synimi eshte qe kjo shifer te ulet.

FMN thote se rritja ekonomike e Shqiperise ne 2010 ishte 3.5 per qind ndersa per kete vit parashikimi eshte 2.7 per qind. FMN ka vleresuar rezistencen qe beri ekonomia shqiptare vitet e fundit ndaj krizes ekonomike boterore. Shqiperia e perballoi mire krizen boterore - thote FMN - dhe ne viti 2010 shenoi rritje ekonomike nder me te lartat ne rajon. Sistemi financiar ishte i qendrueshem dhe nuk u mbeshtet nga fondet publike. Inflacioni eshte kontrolluar ne kufijte e parashikuar dhe ka nisur te ndihet nje eksportim ne rritje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›