Fakte te reja Klosi Vjedhja e 8 Majit ne shesh

Kjo nuk habit më asnje shqiptar dhe asnjë ndërkombëtar tha Blendi Klosi,
i cili shtoi se Partia Socialiste nuk mund të pranojë këtë proces të
inkriminuar që ka qëllimin e tjetërsimit të fitores në Tiranë.
"Ne do të vazhdojmë të bëjmë me dije çdo ditë fakte të reja dhe të dhëna më të plota për manipulimin e madh që ka ndodhur për Bashkinë e Tiranës, proces, që tashmë ka humbur legjitimitetin dhe është kriminalizuar fund e krye. Prandaj, Saliu e ka të kotë dhe duhet ta dijë se ne nuk do të lejojmë tjetërsimin e fitores së Bashkisë së Tiranë, si pasojë e kësaj palo maskarade"-tha deputeti i PS-së, Blendi Klosi.
Mbi këto qëndrime për procesin e Tiranës, Partia Socialiste në mënyrë më të drejtpërdrejtë i është përgjigjur propozimeve të kryeministrit Berisha për konsensus me opozitën për postet dhe ligjet që kërkojnë 3/5 në parlament.
"Ne theksojmë se nuk është koha për arnimet e rradhës që si zakonisht Saliu i propozon për të larguar vëmendjen e për t'u bërë bisht përgjegjësive të rënda për qorrsokakun ku e ka futur vendin"-tha deputeti i PS-së, Ditmir Bushati.
Partia Socialiste i përgjigjet kryeministrit se dialogu me opozitën ka disa kushte të cilat nisin nga vota.
"Për të dialoguar me opozitën, Saliu duhet të heqë dorë nga vjedhja e mandatit tonë në Tiranë, të respektojë shtetin e së drejtës dhe institucionet ndërkombëtare, pastaj të nxjerrë nga sirtari i pluhurosur rezolutën tonë për kuvendin, të propozuar që në dhjetor të vitit 2010 dhe ta pranojë atë plotësisht, së bashku me kontributet e opozitës në procesin e adresimit të 12 prioriteteve kyçe te identifikuara në opinionin e Komisionit Europian"-tha Bushati.
Përmbushja e këtyre kushteve, tha partia Socialiste përmes Ditmir Bushatit do t’i hapte rrugë ndërtimit të një shteti të denjë që kërkon të integrohet në BE.
Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 22 qershor 2011 )