Arkivi i Filmit kujton 60-vjetorin e lindjes së kineastit Kujtim Çashku
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Tiranë sjell sot në kinemanë më të re nostalgjinë e filmit shqiptar. “Kolonel Bunker” përcjell emocione për publikun emocionet e viteve 89’. Kolonel Bunker është një parabol politike e bazuar në fakte, portrete të ngurtësuara mbi të cilat regjimi paranojak terrorizoi popullin tonë. Është viti 1974 dhe tipi stalinian i qeverisë shqiptare që ka tjetërsuar virtytin e gjithë qyteteve të botës, tërhiqet brenda një lloj izolimi neurotik. Ishte krijuar një program i njohur me emrin "bunkerizim". Filmi fokusohet mbi përshkrimin e një burri i cili jeton me ankthe reale. Muro Neto, një ushtarak profesionist, njihet si Kolonel Bunker. Kolonel Bunker risillet për publikun pikërisht sot më 4 gusht sepse përkon edhe me 60 vjetorin e lindjes se kineastit Kujtim Çashku.
Rikthim nga Garreth Jones, historian dhe kritik britanik:
Një dekadë përpara "Syrit magjik", tamam si përmes një instrumenti të mprehtë që hap një kuti metalike mbushur me të papritura, Çashku zbërthen në detaje epokën e Hoxhës tek "Kolonel Bunker" (1996). Diktatori paranoid përpunoi në Shqipëri një formë të veçantë stalinizmi, e cila ekspozohet këtu fill pas vdekjes së tij nga ana e një artizani i cili e di fare mirë se për çfarë është duke folur. Çashku e filloi karrierën e tij me filma delikate të tillë si "Dora e ngrohtë", e cila diskuton mbi një temë tabu si ajo e kriminalitetit shoqëror, gjë që u mor në shqyrtim nga vetë Hoxha, ashtu si edhe "Balada e Kurbinit", e xhiruar fill pas vdekjes së diktatorit, ku bëhet fjalë për konvertimin e detyruar në fenë myslimane, një lloj metafore gjysëm e maskuar e shtypjes komuniste. Tek "Kolonel Bunker" mund të këqyrim shpirtin e një artisti krijues i cili më së fundi u çlirua nga censura, ashtu si edhe thyerjen e kornizave përmes së cilës ai shpaguan ish mësuesit e tij, edhe pse raporti ambivalent i Çashkut me vendin e tij e bën që kritika e tij individuale të mbushet me simpati. Të punoje për Enver Hoxhën ishte një punë në teh të thikës dhe disa personazhe si kolonel Nuro Meto i filmit, nuk i mbijetojnë dot kryeneçësisë dhe fatit të Çashkut. I ngritur nga shtrati prej alarmeve të mesnatës dhe i përplasur deri brenda selisë qendrore të partisë, kolonel Nuro informohet për detyrën e re që merr përsipër nga zëri telegrafik i diktatorit inekzistent, sepse urdhrat e tij janë paraprakisht të regjistruara dhe transmetuara në shirit manjetij, si një ‘zë nga përtej botës’ ose si një Orakull që lëshon një mallkim, një mallkim që do ta ndjekë pas karrierën e Nuros pambarimisht (luajtur me një humor të hollë nga Agim Qirjaqi).
Në rolet kryesore: Agim Qirjaqi, Anna Nehrebecka, Cun Lajci, Gulielm Radoja, Kadri Roshi, Petrit Malaj, Fatime Lajci, Sefedin Nuredini, Xhevat Limani, etj.
Çmimet dhe nominimet
* Në Bastia Mediterranean Film Festival në vitin 1996 fitoi Çmimin e Kritikëve për filmin Colonel Bunker (1998)
* Në Cairo International Film Festival në vitin 2005 fiti çmimin për filmin më të mirë, çmimin FIPRESCI dhe Piramidën e Argjendtë për filmin Syri magjik (2005)
* Në Trieste Film Festival në vitin 2007 u nominua për çmimin CEI për angazhimin e tijë për zhvillimin e kinematografisë shqiptare.
* Në Valencia Festival of Mediterranean Cinema në vitin 2006 fitoi Palmën e Bronztë për filmin Syri magjik (2005)
* Në Venice Film Festival në vitin 1998 fitoi shpërblimin e UNESCO-s për filmin Colonel Bunker (1998)
Filmografia
Regji
* Syri magjik, (2005)
* Equinox, (2003)
* Colonel Bunker, (1998)
* Balada e Kurbinit, (1990)
* Vrasje në gjueti, (1987)
* Të paftuarit, (1985)
* Dora e ngrohtë, (1983)
* Shokët, (1982)
* Pas vdekjes, (1980)
* Ballë për ballë, (1979)
* Ata ishin katër, (1977)
* Pranverë në zemrat tona, (1977)
* Shëmbja e idhujve, (1977) - asistent
Skenare
* Syri magjik, (2005)
* Equinox, (2003)
* Colonel Bunker, (1998)
Produksione
* Syri magjik, (2005)
4 Gusht 2010