E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 prilli, dita D e dialogut politik

“20 prilli është shumë datë e vonë. Vendet anëtare të BE-së nuk do të kënaqen vetëm me nënshkrimin e një marrëveshjeje. Ato do të kërkojnë të shohin edhe zbatim. 2 prilli është data e fundit. Nëse nuk ka marrëveshje, procesi do të marrë një kahe jo të mirë”, ka thënë Çitaku

Kosova është e gatshme që me 2 prill të arrijë marrëveshje për veriun. Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, ka thënë në një intervistë për gazetën "Tribuna" se shtyrja e arritjes së marrëveshjes deri më 20 të muajit të ardhshëm do ta çonte procesin drejt dështimit.

Ajo ka kërkuar nga BE-ja që të gjejë alternativë që në rast se marrëveshja do të dështojë për fajin e Serbisë, vendet e Këshillit të BE-së të mos e mbajnë peng Kosovën por t`i japin të drejtën që të nisë negocimin e Marrëveshjes së stabilizim-asocimit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›