E Diel, 1 Nëntor 2026

BE dhe SHBA e duan edhe Vuçiqin në finalen e dialogut Kosovë –Serbi

Washingtoni dhe Brukseli insistojnë për një angazhim më të madh të Aleksandar Vuçiq, nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë dhe liderit të SNS-së (Partia Përparimtare serbe) në bisedimet për Kosovën, shkruan sot gazeta Blic.

Amerikanët ia kanë dërguar ftesë zyrtare Vuçiqit që bashkë me kryeministri Ivica Daçiq të marrë pjesë në raundin final në negociata me Kosovën më 2 prill në Bruksel.

Këtë ia ka kërkuar Vuçiqit edhe baronesha Catherine Ashton.

Në vazhdim e sipër është këmbimi intensiv i mesazheve lidhur me këtë.

Për Vuçiqin nuk është esenciale pjesëmarrja e tij në bisedime, por përmbajtja e tyre dhe marrëveshjet për serbët e Kosovës./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›