E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarët fshehin delet në bagazhin e makinës

Në makinë ndodheshin katër persona nga 27 deri në 66 vjeçarë, të gjithë shtetas të Kosovës, tre me qëndrim në Gjermani dhe njëri në Francë.

Me rastin e kontrollimit rutinor që i kanë bërë një makine e cila po vinte nga territori holandez, policët në Borken, Gjermani kanë pasur çfarë të shohin: në bagazhin e makinës ata kanë gjetur dy dele të lidhura.

Ata nuk kanë pranuar të tregojnë se ku i kanë marrë delet. Po ashtu ata u kishin hequr deleve shenjat identifikuese nga veshët.

Enti i veterinarisë i qarkut Borken i ka konfiskuar delet dhe i ka strehuar ato.

Katër personat e kapur do të përgjigjen para gjyqit për shkelje të mundshme të ligjit për mbajtjen e kafshëve dhe për dyshimin për vjedhje, njofton policia e Borking-ut./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›