2 të plagosur nga aksidentet automobilistike në Tiranë dhe Pukë
Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku si pasojë mbetën dy të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Një aksident ka ndodhur në Tiranë pranë shkollës ‘Harry Fultz’ ku një makinë ka përplasur një këmbësorë. Makina tip ‘Volswagen Golf’ me ngjyrë të zezë me targa AA048DN ka përplasur pedagogun Ilir Prifti, i cili është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak. Prifti është pedagog në shkollën 'Harry Fultz'.
Ndërsa në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz një mjet ka dalë nga rruga. Mjeti tip “Audi” drejtohej nga shtetasi M. Kola. Në momentin që ndodhi aksidenti në automjet ndodhej edhe një tjetër person i cili ka mbetur i plagosur. Sh.Gjoni ka pësuar disa dëmtime në trup.
(a.h/BalkanWeb)