E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zhduket pa lënë gjurmë nga pika e internetit 14-vjeçari Regis Lena

regis-LenaTiranë- Një 14-vjeçar rezulton i humbur që prej ditës së djeshme në rrugën Misto Mame ku djali ka qenë në një qendër interneti.

Sipas familjarëve, të cilët kanë bërë denoncimin e tyre në komisariatin numër 6 në kryeqytet, Regis Lena, ka dalë nga shtëpia rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme për të shkuar në një qendër interneti për të punuar për një detyrë që kishte në shkollë, por nuk është kthyer më.

Familjarët e 14-vjeçarit thanë se djali i tyre kishte lënë në shtëpi edhe dy aparatet celular që ai dispononte.

Ndërsa apelojnë për gjetjen e djalit të tyre, ata shprehen se nuk kanë patur asnjë grindje apo konflikt me Regisin, dhe se kjo është hera e parë që ai largohet nga shtëpia.

Familjarët kanë kërkuar vetë gjatë gjithë natës së mbrëmshme për të gjetur djalin e tyre, kanë pyetur edhe në qendrën e internetit në të cilën ka qenë për herë të fundit djali, por nuk kanë arritur të gjejnë asgjë të vlefshme.

Shokët e Regisit kanë thënë se e kanë parë pranë pallateve Çabej. 14-vjeçari në momentin që është larguar nga shtëpia ka patur veshur pantallona xhinse, treçerekëshe në ngjyrë blu, bluzë të bardhë dhe atlete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›