E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Invalidët", Ministria e Punës: Rama të ketë turp nga shpifjet që fabrikon

TIRANE- Pas deklaratave të kryetarit të PS Edi Rama në hapjen e fushatës elektorale të Partisë së Personave me Aftësi të Kufizuara ka reaguar menjëherë në një deklaratë Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

“Në këto vite është mbi dyfishuar fondi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara, nga 6.1 miliard lekë në vitin 2005 në 13.3 miliard lekë sot. Ministria e Punës deklaron se numri i personave që përfitojnë ndihmë dhe përkujdesje është rritur me 39%, që do të thotë se janë 57.000 qytetarë më shumë që përfitojnë”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Sipas ministrisë krahasuar me socialistet kjo qeveri u njohu kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara të drejtën për të përfituar sigurime shoqërore. “Pagesat janë mbi dyfishuar në mënyrë të ndjeshme veçanërisht për të rinjtë me aftësi të kufizuara që ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë, duke arritur sot në 27 900 lekë në muaj për para-tetraplegjikët dhe 31 800 për të verbrit”, përfundon deklarata duke shtuar se Rama duhet të ketë turp nga shpifjet që fabrikon nga salloni mavi. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›