Amnesty International: Rriten rastet e dhunës brenda familjes në Shqipëri
Amnesty International shpreh shqetësim për rritjen e dhunës brenda familjes në Shqipëri. Në raportin më të fundit të organizatës ndërkombëtare mbi gjendjen e të drejtave të njeriut, AI raporton se gjatë vitit të kaluar ka pasur 2526 raste të raportuara të dhunës brenda familjes, 345 më shumë se sa vitin paraardhës. Sipas raportit ka pasur edhe një rritje të peticioneve nga viktimat për të kërkuar urdhër mbrojtje, ku shumica e viktimave janë gra. Raporti kujton se ndryshimet e bëra në Kodin Penal që e bëjnë dhunën brenda familjes një krim të ndëshkuar deri në 5 vjet burg në muajin prill. Por pavarësisht kësaj nuk ka pasur asnjë dënim për ushtrim dhune brenda familjes përveç rasteve të përsëritura dhe kur procedimi penal është iniciuar nga vetë viktimat.
Ndërkohë, në raport përmendet procesi gjyqësor i vitit të kaluar, për zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha në 1995, që përfundoi me lirimin e dy ish drejtuesve të SHIK-ut Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, pasi gjykata e Krimeve të Rënda pushoi çështjen me argumentimin se vepra penale ishte amnistuar në vitin 1997, ndërsa apeli i shpalli të pafajshëm. I vetmi i dënuar me 15 vjet burg është Ilir Kumbaro, i cili i ka shpëtuar procedurave të ekstradimit në Britani. Sa i përket vrasjeve të jashtëligjshme, raporti përmend fillimin e procesit gjyqësor kundër të akuzuarve për vrasjet e 21 Janarit 2011, ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish oficeri Agim Llupo, të cilët më u shpallën të pafajshëm në shkurt të këtij viti.
Ndërsa, lidhur me torturën dhe keqtrajtimin, raporti i AI, përmend shqetësimet e shprehura edhe më parë nga Komisioni i OKB-së kundër torturës mbi mungesën e hetimeve të paanshme dhe efektive nga Ministria e Brendshme për rastet e raportuara të keqtrajtimit nga punonjësit e rendit. Raporti përmend edhe grevën e urisë të shtatorit të vitit të kaluar të ish të përndjekurve politikë gjatë së cilës dy prej tyre dogjën veten, ndërsa Lirak Bejkoi vdiq nga plagët. Në raport thuhet se Avokati I Popullit I konsideroi akte torture, veprimet e policisë së Tiranës që I mohuan ilaçe dhe lëngje grevistëve. Në raport thuhet gjithashtu se romëve në Shqipëri vazhdohet tu mohohet e drejta e tyre për strehim të përshtatshëm, ndërsa përmendet kalvari i gjatë i familjeve rome që u shpërngulën nga stacioni i trenit, për të cilët ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare. “Në korrik jeta e rreth 800 familjeve rome u cënua kur policia e Tiranës implementoi një urdhër administrative që ndalon mbledhjen e kanaçeve dhe materialeve të tjera të riciklueshme, rast për të cilin Avokati i Popullit ka nisur edhe një hetim mbi përdorimin e forcës dhe keqtrajtimin e romëve nga policia”-thuhet në raportin e Amnesty International.
(e.m/News24/BalkanWeb)