E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 të rinj nga Dibra, bllokohen nga bora në Maqedoni

MAQEDONI- 2 klandestinë shqiptarë janë nisur për të kaluar kufirin me Maqedoninë në mënyrë të jashtëligjshme dhe janë bllokuar nga bora. Ngjarja ka ndidhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20: 00, ndërsa nuk dihet se kur e kanë ndërmarrë të rinjtë këtë iniciativë për të kaluar kufirin.

Mësohet se klandestinët janë të rinj në moshë, ndërsa kanë mbetur të bllokuar në në afërsi të fshatit Tanush. Sipas burimeve të policisë, ata kanë kaluar fillimisht fshatin Qafë Shtata, ndërsa pika ku janë bllokuar ndodhet 4 kilometra larg fshatit Tanush, të Maqedonisë. Fillimishtë të rinjtë nga Dibra kanë njoftuar autoritetet maqedonase për vendndodhjen e tyre.

Për bllokimin e dy të rinjve ka ardhur edhe reagimi i ministrisë së Jashtme, sipas së cilës është njoftuar për ngjarjen ambasada Shqiptare në Shkup. Zëdhënësi i kësaj ministrie Ralf Gjoni, deklaron se vetë ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Ceku është vënë në kontakt me 2 klandestinët. Sipas tij për të shpëtuar të rinjtë policia maqedonase ka vënë në dispoziciion një helikopter. 

“Menjëherë sapo është njoftuar ambasadori ynë në Maqedoni Arben Ceku, janë marrë edhe masat për ti ardhur në ndihmë, mësohet se qytetarët janë nga Dibra, dhe se janë bllokuar në malin e Korabit, ku ka rreth 2 metra borë. Gjendja e tyre është e mirë por bën shumë ftohtë dhe prioritet për ne mbetet shpëtimi i jetës së tyre. Është siguruar dërgimi i helikopterëve të ushtrisë maqedonase për tu ardhur në ndihmë” – deklaron zëdhënësi Gjoni

Mësohet se të rinjtë, ishin vetëm si kalimtarë në Maqedoni, pasi destinacioni i tyre ishte Greqia.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›