E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Opozita e majtë protesta kundër Berluskonit

ROME- Opozita e qendrës së majtë në Itali i është rikthyer protestave në shesh kundër qeverisë Berluskoni. Në një manifestim që nisi për të kundërshtuar dekretin e qeverisë Berluskoni, për të shpëtuar listat elektorale të dy kandidatëve të PDL-së, por që u shëndërrua në një protestë të qartë për largimin e kryeministrit Berluskoni.

Opozita me sloganet “Demokraci, Ligjshmëri, Punësim” kanë mbushur sheshin Piaca del Popolo, në Romë, në prag të zgjedhjeve lokale dhe sipas organizatorëve protestuesit kanë qënë rreth 200 mijë persona.

Gabimet në listat e kandidatëve të PDL-së në Lombardi dhe në rajonin e Lacios detyruan qeverinë Berluskoni të nxirrte një dekret për shtyrjen e afatit, duke i shpëtuar ato, dekret ky i firmosur edhe nga presidenti Napolitano. Pikërisht kjo manovër e Berluskonit bëri që edhe opozita italiane të Bashkohej dhe të dilte në shesh kundër asaj që, ajo e cilëson padrejtësi dhe parregullsi.

Një nga pesonat që mori fjalën në këtë tubim masiv ishte edhe kundërshtari i Berluskonit Di Pietro. “Sa më parë vendi të shpëtojë nga Berluskoni, aq më shpejt do të qeveriset në interes të të gjithëve” – ka shtuar Di Pietro. Në manifestim e kanë marrë fjalën edhe liderë të tjerë të së majtës, duke nisur nga sekretari i PD-së Versani, Emo Bonino, Vendola etj.

Zgjedhjet lokale mbahen në 20 rajone të Italisë, në 28 dhe 29 mars, por duket se lufta politike mes dy kampeve ka nisur e ashpër. Pikërisht sekretari i PD, Versani ka theksuar se “pavarësisht problemeve dhe parregullsive në listat e majta, do të fitojë këto zgjedhje për të ndërtuar më pas të ardhmen e vendit.”
E ndërsa opozita ka folur për një pjesëmarrje mbi 200 mijë persona, kuestura e Romës jep një shifër prej 25 mijë personash në shesh.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›