E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Meta në Serbi, vizitë e gabuar në moment të gabuar

Me vizitën e tij në Serbi, ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta i shërbeu interesave serbe në një moment të rëndësishëm për fatet e Kosovës thotë ish kryeministri Pandeli Majko. Vizita e gabuar në momentin e gabuar e quajti Majko.

• Meta në Preshevë

“Kjo vizitë e gabuar në kohën e gabuar në thelb i shërben Beogradit. Aktualisht Shqipëria nga kjo vizitë nuk ka fituar asnjë gjë. Kjo është vizitë e gabuar, në kohë të gabuar. Në një mënyrë a në një tjetër e ka ndihmuar Beogradin, të paktën në perceptim të shfaqet si një qendër e rëndësishme përsëri e vendimmarrjes ballkanike. Kjo vizitë e gabuar, në kohë të gabuar realisht krijon telashe, probleme, keqintepretim dhe një perceptim negativ. Unë jam i bindur jo vetëm brenda Shqipërisë po dhe jashtë asaj. Serbia pas kësaj vizite bëhet dhe më e besueshme në qëndrimin e ashpër karshi Kosovës. Merr një fizionomi dhe më rajonale duke e përdorur këtë mbikalim që diplomacia shqiptare i bën Kosovës”, tha Pandeli Majko.

Për vizitën e Metës në Serbi, Majko sheh me dyshim trajtimin e Kosovës si një cështje të thjeshtë, ndërsa njëkohësisht tha ai na del në pah një minoritet serb i paqenë ndonjëherë në Shqipëri.

“Për fat të keq, diplomacia shqiptare cështjen e Kosovës dhe gjatë kësaj vizite e ka trajtuar si një cështje ku palët nuk bien dakord, a thua se cështja e Kosovës është si cështja e emrit të Maqedonisë në marrëdhëniet me Greqinë. Me një naivitet politik hapen diskutime që kanë të bëjnë me cështjen e ekzistencës së një minoriteti serb në Shqipëri. Minoritet serb nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë. Mund të jetë një gango që ka ardhur e po bën namin këtu, dhe që emrin e ka Fazllic”, vijon Majko.

Ish kryeministri vërejti sjelljen inferiore të ministrit të Jashtëm Ilir Metës në Serbi, i cili fliste për të ardhmen e Ballkanit në Europën e Bashkuar, ndërkohë që serbët vazhdojnë t’i qëndrojnë agresive në interesin e tyre kombëtar.

“Ideja se kjo është një diplomaci që na con drejt Brukselit, se do të uli tensionet, se do të shmangi një përplasje në vazhdim brenda Kosovës...ai që e njeh politikën serbe, e kupton politikën serbe e di shumë mirë se nëse do të duhet respektuar në një gjë politika serbe nuk janë mënyra se si ajo të ofron protokollin për të pritur kur ka interes dhe nevojë. është politikë e Beogradit që pranon që Kosova të mos jetë në asnjë tavolinë, në mes të Tiranës, delegacioni i Serbisë u largua kur ministri i Kosovës morri fjalën”, përfundon Majko.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e shtunë , 13 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›