Fushë Krujë, banorët në protestë, për rivlerësim pronash
FUSHë KRUJë- Për gjatë një ore qarkullimi në autostradën Fushë Krujë-Milot ka qënë sërish i pamundur. Paraditen e kësaj të shtune banorët e Thumanës bllokuan autostradën në shenjë proteste për shpronësimet dhe vlerësimet e tokës, apo edhe banesave të tyre. Të irrituar ata i kanë cilësuar këto vlerësime si qesharake.
Banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat, duke bllokuar madje edhe punimet. Kjo nuk është hera e parë që autostrada bllokohet nga protestat e banorëve të cilët kërkojnë vlerësim real të shtëpive të tyre apo tokës bujqësore që është prekur tashmë nga ndërtimi i rrugës.
(m.a/News24/BalkanWeb)