E Shtunë, 31 Tetor 2026

2-vjeçari humb jetën në makinë, i ati e harroi në parkingun e punës

makina-aItali- Një fëmijë dy-vjeçar, Luca Albanese, u gjet i vdekur pak përpara orës 17:00, në një makinë të parkuar në rrugën ‘Borgoforte’ në rrethinat lindore të Piacenza-s. Mjekët janë munduar më kot për të ringjallur atë.

Hetimet janë në vazhdim për vdekjen e fëmijës. Policia po merr në pyetje të atin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se e ka harruar fëmijën në automjet.

Babai 39-vjeçar, punonjës i një kompanie hotelierike, e kishte parkuar makinën para zyrave me fëmijën brenda. Sipas një hipoteze që nuk është konfirmuar, babai kishte harruar ta çonte Luka-n në kopësht.

Mësohet se fëmija qëndroi për tetë orë në makinë, ku ai ishte harruar. Ka qenë gjyshi i fëmijës që e ka zbuluar të voglin pajetë brenda makinës të të atit.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›