Përplasje me përmbarimin për pronën në Tiranë, të shtëna armësh
Tiranë- Përplasjet mes banorëve dhe përmbaruesve privatë për lirimin e pronave të ish-pronarëve janë rikthyer sërish, ndërsa sot nuk kanë munguar as të shtënat e armëve.
Ngjarja është shënuar në rrugën Mahmut Fortuzi në kryeqytet, ku banorët e një ndërtese një katëshe janë përplasur sot me forcat e përmbarimit privat, ndërsa nëjri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilët kanë bërë arrestimin e shtetasit Artan Sadiku, ndërsa në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një kallashnikov dhe një granatë dore.
Vetë banorët e ndërtesës pretendojnë se vendimi i gjykatës nuk është i ligjshëm, duke thënë se ata kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ku vërtetohet se janë pronarë të ligjshëm të objektit.