E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje me përmbaruesit për pronëntë shtëna me armë në Tiranë

TIRANE - Banorët e një ndërtese njëkatëshe në rrugën “Mahmut Fortuzi” në kryeqytet janë përplasur sot me përmbaruesit, pasi nuk pranonin të lironin banesën, që me vendim gjykate u ishte kthyer ish-pronarëve me mbiemër Çali.

Përplasja ka qenë aq e ashpër, sa një nga banorët, Artan Sadiku, ka qëlluar edhe me armë.

Policia bëri të mundur arrestimin e mënjëhershëm të tij dhe gjatë kontrollit, iu sekuestrua edhe një kallashnikov dhe një granadë.

Banorët thonë se personi që kërkon pronën, nuk është pronari i ligjshëm i shtëpisë. Ata thonë se kanë dokumentat që vërtetojnë pronësinë e banesës.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›