E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eulex: Do bëjmë përpjeke që të implementohen marrëveshjet

Misionit i EULEX-it në Kosovë është i interesuar që të implementohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Madje ky është edhe prioritet i shefit të ri të misionit ndërkombëtarë për sundim të ligjit në Kosovë Eulex.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchardt, nga ku e ka marrë këtë zotim të EULEX-it.

Borchardt, tha se mezi po pret t’ia filloji punës.

“Mezi po pres të ia nis punës dhe të bashkëpunoj. Po pres sfida. Kryeministri dhe unë jemi pajtuar që të kemi bashkëpunim të ngushtë ndër institucional. Përveç luftimit të korrupsionit, implementimit të marrëveshjeve të bëra në dialog me Serbinë. Kjo e fundit mbetet prioritet i lartë i Eulex-it. Ne do të bëjmë përpjeke që të ndihmojë në implementohen e marrëveshjeve”, tha shefi i ri i Eulex-it.

Nga ana tjetër, kryeministri Thaçi është zotuar se do të punoji ngushtë me Eulexin.

“Biseduam për zhvillimet e fundit ne Kosovë. I rikonfirmova edhe një herë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës, për sundimin e ligjit në Kosovë. Biseduam për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Po ashtu biseduam edhe për implementohen marrëveshjeve me Serbinë. Ne do punojmë ngushtë së bashku. Tash jemi në proces të reformave demokratike evropiane”, tha Thaçi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›