2 vjet nga masakra e Durresit gjykata ende ska asnje fajtor
Shënohen dy vjet nga humbja në aksion e katër efektivëve të skuadrës së operacioneve speciale të antikrimit të organizuar të policisë, gjatë ndjekjes së super të kërkuarit Dritan Dajti. Nga shkëmbimi I zjarrit me të kërkuarin në 7 gusht të vitit 2009 mbetën të vrarë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feskaj.
Katër dëshmorët e atdheut lanë pas 6 fëmijë jetimë ndërsa dy të tjerë lindën pa I njohur baballarët. Gjatë përplasjes me armë mbeti i plagosur Dritan Dajti, u vra miku i tij Ledio Mara, si dhe u arrestua kunati, Erges Xhorxhi. Më vonë u arrestua edhe një officer policie, i akuzuar se ndihmonte Dajtin t’I shmangej arrestimeve.
Ndërkaq, edhe pse u mbushën dy vjet nga masakra ndaj 4 punonjësve të policisë, Gjykata e Krimeve të Rënda, ende nuk ka mundur të konkludojë me një vendim rreth asaj çfarë ndodhi në zonën e plazhit, pranë Pistës Iliria në Durrës.
Një proces që zhvillohet me dyer të mbylla dhe pavarësisht ndjeshmërisë së çështjesh vazhdon të zgjasë pa fund.