E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Spille vdes njeri plagoset tjetri

Në fshatin Spille të Kavajës, ka ndodhur sot një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas policisë së Kavajës, gjatë pasdites motori me të cilin udhëtonin 2 të rinjtë është përplasur me një furgon. Përplasja ka qënë fatale për jetën e një prej të rinjve në motor që gjeti vdekjen menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë shtetasi tjetër është plagosur rëndë.

Policia e cila ndodhet në vendgjarje po punon për zbardhjen e identitetit të viktimave të aksidentit dhe rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›