E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU Ngritja e bustit te Aristotel Gumes ne Himare provokim i disa qarqeve

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon provokimin e disa qarqeve për ngritjen e një busti të të ndjerit Aristotel Guma në Himarë. Përmes një deklarate, PDIU kërkon që të mos manipulohet me viktimat dhe që të respektohet kujtimi i të ndjerit Guma.

“Në këndvështrimin tonë ky është një akt manipulativ që tenton të manipulojë negativisht ndjenjat e minoritetit dhe të shqiptarëve. Në asnjë rrethanë, ky provokim nuk i shërben bashkëekzistencës së një vendi evropian. Ky veprim është i paligjshëm dhe sfidues, pasi Këshilli Bashkiak i Himarës e ka refuzuar ngritjen e një busti të tillë. Shteti shqiptar duhet të veprojë për të dekurajuar ata që duan të kthejnë një fatkeqësi me të cilën po merret drejtësi në një akt atavist e shovinist e që nxit tensione të panevojshme në mes të sezonit turistik” thuhet në deklaratën e PDIU-t.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›