E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bashkiake vijon aksionet ndaj ndertimeve pa leje

Policia Bashkiake e Tiranes, ka vijuar aksionin për evidentimin e ndërtimeve pa leje, ndëshkimin si dhe penalizimin e shtetasve që kanë kryer shkelje në kryeqytet.

Gjate aksionit të rradhës, Policia Bashkiake ka ndërprerë punimet në një pallat disakatësh, si dhe ka bllokuar dy mjete betoniere, të cilat ishin duke punuar në objektin e ndodhur në zonën e Laprakës.

Nga ana e policisë, po ashtu u bë procedimi për kallëzimin e personave, të cilët ndërtonin pallatin pa u pajisur me lejen si dhe dokumentacionin e caktuar nga ligji.

Kryenspektori i Inspektoriatit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha deklaron se përgjigja ndaj subjekteve, të cilat nuk respektojnë ligjet do të jetë e ashpër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›