E Diel, 1 Nëntor 2026

20 deputetë të Asamblesë së KE do vëzhgojnë zgjedhjet

Lajmi është përcjellë sot nga delegacioni i Komisionit Ad Hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për zgjedhjet e 28 qershorit në takimin me kryeministrin Sali Berisha. 20 deputetetë të Asamblesë do të vëzhgojnë zgjedhjet. 

TIRANE- 20 deputetetë të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës do të vijnë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në vend. Lajmi është përcjellë sot nga delegacioni i Komisionit Ad Hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për zgjedhjet e 28 qershorit në takimin me kryeministrin Sali Berisha.
Sipas zyrës së Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë informoi delegacionin rreth ecurisë së procesit të aplikimit të qytetarëve për letërnjoftime elektronike, Berisha konstatoi se përkundër thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë që shtetasit të pajisen me letërnjoftim, opozita ka dhënë pa sukses mesazhe shkurajuese që nuk kanë mundur të cënojnë suksesin e procesit dhe shprehu vendosmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve në afatin e tyre kushtetues.
Në përfundim të takimit Berisha siguroi delegacionin se qeveria që ai drejton është e pergatitur për të siguruar një proces të standardeve më të mira demokratike. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›