E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, kapen 2 kg heroinë, një në pranga

Pas një kontroli rutinë në pikën doganore të Kapshticës, policia ka zbuluar 2 kg lëndë narkotike të llojit heroinë. Shtetasi Sejtor Geco, lindur dhe banues në Korçë, është arrestuar nën akuzën e “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike". 

KAPSHTICË- Një person ka rënë në prangat e policisë pasi është përpjekur të kalojë përmes pikës doganore të Kapshticës, drejt shtetit helen, 2 kg lëndë narkotike të llojit heroinë. Droga u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të automjetit tip benz me targa KO 8107 B, në pronësi të shtetasit Sejtor Geco, lindur dhe banues në Korçë. Ky i fundit është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariat nën akuzën e "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike". Policia po vazhdon hetimet për gjetjen e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë trafik. (e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›