20 infermierë të rinj, 18 muaj punësim në Gjermani

Gjetja e punës në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të larta mbetet e vështirë, pavarësisht projekteve pilot të instiucioneve apo OJF.
Për të ndihmuar studentët e infermierisë Ministria e Punës dhe Qeveria gjermane kanë firmosur një marrëveshje sipas së cilës 20 infermierë të rinj nga Shqipëria do të punësohen në Gjermani për 18 muaj. Lista e të përzgjedhurve do të dalë në fund të qershorit dhe të rinjtë do të kualifikohen në spitalet e Gjermanisë.
Perfaqesuesi i GTZ , z. Ismail Beka tha se punësimi infermierëve në Gjermani do të ndihmojë të rinjtë të futen në një treg pune më të kualifikuar dhe në anën tjetër do të shërbeje si një shtysë për studentët e sapodiplomuar në fakultetin e Infermerisë.